Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të dytë.
Ai ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video, ku shfaqet duke festuar me familjarët, ndërsa mësojnë nga tollumbacet se së shpejti ai dhe bashkështortja e tij do të bëhen me djalë.
“Korriku që vjen do të jetë më i nxehtë”, shkroi Korreshi krahas videos që ka publikuar në Facebook. Deputeti Koreshi dhe bashkëshortja janë prindër të një vajze.