Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat: Ja pse po na përgjërohet Edi Rama për një pakt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje politike, pasi shkelet kushtetuta. Alibeaj tha se një zgjidhje e tillë, siç e kërkon kryeministri Rama sipas tij,  është antikushtetuese dhe anti vetting.

“Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte: së pari të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë është se Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar”, tha Alibeaj në emisionin “Studio e Hapur”.

Pas kësaj ka ndërhyrë deputetja Ermonela Felaj, e cila tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi”, tha deputetja Felaj.

Por sipas deputetit demokrat, një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE është lufta kundër krimit, ndaj sipas tij “për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po i përgjërohet PD-së për një pakt, që në fakt është një pazar politik”.

Më shumë




spot_img






spot_img