Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Deputeti bën denoncim në polici pasi ia shpojnë me thikë katër gomat e makinës

spot_img

Lajme të ngjashëm

c9252b335dfde93161eb1412b3bb3c45

Deputeti i LDK-së Shpend Manaj thotë se mëngjesin e sotëm e ka gjetur makinën e tij me katër goma të shpuara.

Deputeti është surprizuar nga ky veprim pasi thotë se nuk ka konflikt me asnjë person. “Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhës në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë”, ka shkruar deputeti Manaj.

Ai thotë se për rastin në fjalë ka njoftuar policinë, ndërsa autorët i kanë hyrë në garazhdin e banesë së tij, ku edhe e kishte parkuar makinën gjatë natës.

“Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim. Duke marr parasysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast”, ka përfunduar Manaj.

sgwe4gedhjdj.jpg

sdgfsdghhjdgj.jpg

Deputeti i LDK-së në Kosovë, Shpend Manaj

Më shumë

spot_img