Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputeti Andi Përmeti tregon betejën me COVID-in: Është hera e dytë që e kaloj, në Turqi më dhanë pak shpresë për jetën, po të isha kuruar në Shqipëri nuk do e bënim dot këtë intervistë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

61d3980cbe781b4997e1ab7991564e99

Deputeti Andi Përmeti në daljen e tij të parë publike pas shërimit nga virusi ka treguar se gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e keqe, madje ka shkuar deri aty sa i rrezikohej edhe jeta.

Ai u dërgua për kurim më të specializuar në Turqi, ndërkohë që në intervistën ën Report Tv tregoi se mjekët i dhanë pak shpresë për jetën, pasi mushkëritë i kishte shumë të dëmtuara.

“Ishte situatë shumë e vështirë. Kalova 21 ditë në reanimacion. Dëmtimi i mushkërive ishte shumë i madh dhe jam në periudhë rikuperimi. Edhe sot pas 70 ditë kam nevojë për rikuperim. Po ju them që kur shkova në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Nëse do të isha kuruar në Shqipëri mendoj se këtë lidhje nuk do ta bënim dot”, tha deputeti.

Ai tregon se për kurimin e tij nuk është dhënë asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, por gjithçka e ka paguar familja e tij, ndërsa shton se kjo ishte hera e dytë që ai u përball me virusin.

Deputeti thotë se mesazhet në drejtim të tij kanë qenë të shumta, ndërsa shprehet se i ka bërë përshtypje që më shumë mesazhe ka marrë nga deputetë të mahorancës se sa nga ish-deputetë të PD-së.

“Asnjë institucion shtetëror nuk ka kontribuar në asgjë. Ka qenë i familjarëve dhe miqve të mi. Asnjë lek nga taksa paguesit shqiptar nuk është harxhuar për kurimin tim.  Është hera e dytë që e kaloj COVID, herën e parë e kalove lehtë. Dhe unë e mora lehtë por ja që më kapi më keq.  Më ka bërë shumë përshtypje se në telefonin tim përveç miqve kam parë shumë mesazhe nga deputetë të mazhorancës sesa nga ish-deputetë të PD-së. Dhe për këtë më vjen shumë keq. Mesazhe kortezie kam marrë më shumë nga PS”, tha ndër të tjera Andi Përmeti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img