Hapësire reklamuese

Politikë

Deputeti akuza të forta Ramës: Tradhtar i të gjithë shqiptarëve, bëri pazar me Vuçiç për trojet tona

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Lefter Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar të të gjithë shqiptarëve dhe pazarxhi të trojeve tona.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se Rama me pazaret e tij me Vuçiç i ka bërë dëmin më të madh të ardhmes së shqiptarëve.

Sipas Maliqit, Rama mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë dhe nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë, që vetëm ai e ka.

Postimi i plotë:

Pseudo - atdhetari i shtirur Ramziu... Kur interesi personal të shtyn të bësh pazar me gjakun e të rënëve dhe me troje shqiptare.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar, Kosovën e dua se jam kosovar.Mbasi gërmoi me thonjtë e tij të pa prerë e të pistë, shkoi futi hundën e tij të ndyrë, shkoi e trazoi edhe me mendjen e tij të sëmurë, shkoi e ngatërroi me zemrën e tij te ligë, shkoi e nakatosi me karakterin e tij të fëlliqur e të pabesisë që vetëm ai e ka.

Si rezultat gatoi këtë çorbë të prishur për Kosovën si edhe për të gjithë shqiptarët.. Le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës.

Ky pseudo-atdhetar i cili mendoi se me shkëmbim territoresh do merrte bashkarisht me Vuçiçin e tij çmimin Nobel për paqe, u tall me mbledhje të përbashkëta qeverie. Vendosi një taksë e një tra në mes dy shteteve të së njëjtit Komb. Vetëm për një interes personal,kërkoi të lante surratin e tij të ndotur nga tradhtia kundër kombit dhe vulat e PPP-ve të oligarkve, me gjakun e dëshmorve të UÇK-së krenarisë sonë. Nuk mund të shkëmbesh një tokë shqiptare po me një tjetër tokë shqiptare. Zoti e Bekoftë Shqipërinë, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë...Poshte tradhetaret.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu