Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët votojnë një nga një për shkarkimin e tij, shikoni çfarë bën Presidenti Ilir Meta

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët votojnë një nga një për shkarkimin e tij,

Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët po votojnë një nga një për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Seanca e jashtëzakonshme plenare ka nisur prej orës 10.00 të mëngjesit dhe vijon dhe aktualisht.

Kryeministri Rama i ka rënë shkurt nga foltorja e Kuvendit. “Ky Parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar nga detyra”, tha Rama duke bërë thirrje për shkarkim.

Po ashtu, edhe ministri Pandeli Majko deklaroi votën pro shkarkimit të Ilir Metës. Tha se kjo votë i rëndonte shumë, por Ilir Meta sipas tij kishte shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.

Më i pashqetësuari, të paktën në dukje është vetë presidenti Meta. Sot, ai organizoi në seli një aktivitet kulturor për Ansamblin Folklorik të Dibrës, për të nderuar disa nga personalitete e këtij grupi. Edhe aktualisht që pjesa më e madhe e deputetëve ka votuar, Ilir Meta shkruan i qetë në Facebook dhe ndan disa pamje nga aktiviteti kulturor.

Shënimi i Presidentit Meta:

Folklorin, këngën, vallen dhe traditat e veçanta kulturore, Dibra i ka në genet e saj, siç ka patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Atdheut, me të cilat krenohet dhe shkëlqen përherë.

I lumtur, që reflektimi i fuqishëm i shpirtit artistik dhe atdhetar i dibranëve u prezantua sot denjësisht në Institucionin e Presidentit të Republikës nga Ansambli Folklorik i Dibrës “Hazis Ndreu”, që pata kënaqësinë ta vlerësoj me Titullin e lartë  “Naim Frashëri”, për veprimtarinë e shquar në mbartjen, ruajtjen dhe përsosjen e traditave, folklorit dhe trashëgimisë së çmuar etnokulturore të trevës së Dibrës.

Trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll