
Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për media ka folur për rrezimin e dekretit të Butrintit nga mazhoranca.
Ai e ka quajtur një sjellje arrogante, teksa tha se deputetët janë diktuar politikisht për të rrezikuar pasuritë trashgimore të vendit.
Meta ka folur dhe për aferën e inceneratorëve dhe për kompanitë fiktive që bënin evazion fiskal. Kreu i shtetit tha se me firmën e një gruaje që ka ndërruar jetë, janë bërë trasanksione me 5-6 milionë euro, teksa tha se vendi është në një situatë të rënddë korrupsioni.
“Butrinti, një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar dhe na risolli dhe njëherë një sjelle arrogante në raport me dëgjesën e ekspertëve dhe shoqërise civile.
Tregon qartë se deputetë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara si Butrintit, vetëm për arsye korruptive dhe ndoshta motive edhe më të thella se kaq. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore. Do uroja që deputetët në seancë ti dëgjojnë dhe lexojnë të gjitha argumentin në dekretin përkatës dhe të reflektojnë.
Sa i përket lajmve të fundit vërveç pensionistëve që janë në azile, që figurojë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 mln euro, çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, që figuron me veprime të pakryera nga ai, me miliona euro këtu.
Së fundmi për fat të keq për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, thjesht t’u zbuluan faktet dhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë para 5 vitesh. Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 mln euro. Kjo është ulëritëse, tronditëse. Me një qeveri që deklaron se; s’kemi ça t’i bëjmë ne zjarrit se s’kemi helikopter. Zjarr që kërcënon pyjet më të bukura që kemi, apo dhe Llogara, apo dhe ishullit të vetëm që kemi, isullin e Sazanit. Sot shohim një situatë të rëndë korrupsion” tha Meta.