Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët mblidhen nesër, Kuvendi hap tender 'emergjence': Duhen maska, doreza e dezinfektantë (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenare, për herë të parë pas izolimit me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë seancë do të votohet për aktet normative të miratuara nga qeveria, si dhe masat e reja shtrënguese si ndryshime në kodin penal.

Në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi, Kuvendi sot ka hapur tender për “Blerje pajisjesh dhe materialesh në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”.

Kuvendi kërkon të blejë 250 copë denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolaminë e alkoletilik dhe 180 maska.

Në dokument, thuhet se afati i konfirmimit të procedurës së prokurimit është 2 orë nga momenti i njoftimit të fituesit.

Kriteri bazë ishte çmimi më i ulët që ofrohej nga pjesëmarrëset në garë.

tenderi-kuvend-maska.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu