Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët kundër grevës së urisë, debate te Rithemelimi për Federatën Opozitare

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët kundër grevës së urisë, debate te Rithemelimi

Deputetët e grupit të Rithemelimit i kanë kërkuar këtë të enjte Gazment Bardhit që t'i informonte mbi Federatën Opozitare, një formacion politik që ka bërë bashkë grupin e Bardhit e Berishës dhe aleatët e djathtë në opozitë.

Mesa duket, mes deputetëve dhe vetë aleatëve në Federatën Opozitare është artikuluar ideja e një greve të mundshme urie. Por, ka dhe nga ata deputetë që e kundërshtojnë këtë ide, siç është Edmond Spaho.

Sipas tij, deputetët nuk mund të mund të ngujohen në një greve urie në një moment të tillë të aksionit opozitar, sepse kjo do t'i tregonte qesharakë përballë shqiptarëve.

Ndërkohë, deputeti tjetër Luan Baçi i ka kërkuar Gazment Bardhit t'i sqaronte për projektin e Federatës Opozitare, nëse ajo do të shërbejë dhe si grupim politik që do garojë në zgjedhje, apo jo. Edhe vetë demokratët nuk kanë informacion për këtë bashkim të ri.

“Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion", raportohet se ka thënë deputeti i Fierit, Luan Baçi.

Në përgjigjen e tij,  Gazment Bardhi ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një koalicion elektoral, por për një projekt politik që ka synuar bashkimin e të gjitha partive opozitare, për t'u përballur me atë që ata e cilësojnë si regjim të Edi Ramës.

Megjithatë, si një nga drejtuesit e kësaj Federate Opozitare, Bardhi nuk ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhje ky projekt të marrë rolin e një koalicioni.

“Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze", ka thënë Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet te interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe jane arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkoje te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do te vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatë normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshin.

Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojmë atje per te mbështetur koleget qe protestojnë.

Luan Baçi: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Gazement Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.

Greta Bardeli: Falenderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhën dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anëtarët tane neper qarqe, ku te përcillet edhe mesazhi i doktor Berishes.

Tomor Alizoti: Unë nuk jam berishist, nuk e dua Berishen, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë ne proteste prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishes. Ne te tjerët jemi të gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishes.

Luan Baçi: Edhe unë mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha.

Njerëzit vijnë në shesh për Sali Berishen. Ai është lideri frymëzues.

Tritan Shehu: Unë vazhdoj te kërkoj një  Rezolute ku te dënojmë burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Është çështje morali. Unë çfarë flas këtu nuk doja qe te dale ne media.

Flamur Noka: Nuk kemi çfarë t’iu bëjmë Tritan, dalin gjithmonë diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gjë per te fshehur, jemi transparent.

Tritan Shehu: Sa i takon amnistisë penale, sa kohe kemi mbajtur këtë qëndrim deri tani (aksion opozitar) është turp për ne te shkojmë te votojmë amnistinë, sa kohe jemi ne këtë gjendje. Por unë mendoj se ne duhet ta rishikojmë marrëdhënien me parlamentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed