Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ndryshimin e paketës fiskale.
Ata kanë refuzuar draftin e sjellë nga qeveria, ndërkohë që deputetët e mazhorancës kanë propozuar disa amendime për akcizën e gazit dhe rimbursimin e karburantit për disa industry të caktuara.
Pavarësisht dakordësisë së deputetëve, këto propozime të tyre janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Përsa i përket ndryshimeve në paketën fiskale që prekin bujqësinë, Agron Duka propozoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, nisur nga shqetësimet e shprehura nga fermerët dhe grupet e interesit.