Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët e sulmuan, Basha gjen “ngushëllim” te kryetarët e degëve: Mos të vijnë me “Versace”, por për të punuar! Nuk ke pse jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb

Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet mbledhja e thirru nga kryedemokrati Lulzim Basha me kryetarët e degëve, ku po analizohet humbja e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Ndryshe nga deputetët, kryetarët e degëve i kanë dalë në krah Bashës dhe i kanë kërkuar që të mos japë dorëheqjen, pasi përgjegjësia nuk është e tij. Madje ka patur nga ata që ia kanë hedhur fajin deputetëve, siç është rasti i ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u shpreh se deputetët nuk duhet të vinin në fushatë me “Versace”, por për të punuar.

“Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë”, u shpreh ai.

Ndërsa kreu i PD në Mirditë, Mark Ruçi, tha se PD duhet të krijojë një strategji për fitimin e zgjedhjeve.

“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të pabarabartë”, tha Ruçi.

Më herët, edhe kryetari i PD në Rrogozhinë, i cili doli i treti në zgjedhjet e 6 Marsit, e hoqi përgjegjësinë nga Basha dhe e mori vetë, duke dhënë dorëheqjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.