Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Deputetët e PS propozojnë sot emrat për presidentin e ri, Balla: Nesër presim propozimet e shoqërive civile

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS ka thënë se nesër priten dhe propozimet e shoqërisë civile, në lidhje me propozimin për kandidatët për presidentin e ri.

Ndër të Balla tha se shpresojnë që presidentin ta zgjedhin që në raundin e parë.

“Pjesë është edhe publiku. Nuk e fsheh, eksperienca shembullore që erdhi nga Këshillimi Kombëtar me një pjesëmarrje përtej pritshmërive të qytetarëve, besoj që na ka dhënë leksionin e duhur për të ndryshuar qasjen me konsultimin e publikut. Dje kemi njoftuar një adresë emaili, që është 30 vjeçare e jona. [email protected] Deri sot në mëngjes kanë ardhur mbi 100 propozime. Besoj që me tre kryetarët e grupeve të opozitës do të dakordësojmë kalendarin.

Nëse do të vihet me propozim që kalendari të shtyhet me disa ditë, mendoj që duhet të biem dakord për kalendarin. Jam i gatshëm që me komisionin që kemi ngritur të biem dakord me kandidatin për President. Nesër, po në këtë sallë ne kemi ftuar një pjesë të mirë, ftesa është e hapur për organizatat e shoqërisë civile. Kemi bashkëpunim me organizatat të integruara në BE. Edhe shoqatat e shoqërisë civile të vijnë me propozimet e tyre. Deri në fund të përfundojmë procesin që Presidentin ta zgjedhim që në raundin e parë.

Ne kemi bërë një proces që në parim ka kondificialitetin, ju keni të drejtën të propozoni tre emra. Kushtetuta ka përcaktuar si kritere bazë moshën dhe në 10 vitet e fundit të jetë rezident në Shqipëri. Ky është një kriter. Kemi propozuar që data 29 prill të jetë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Deri në fund të muajit maj të kemi arritur të ezaurojmë të gjithë procesin duke shpresuar që presidentin pse jo ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha Balla.

Më shumë