Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Deputetët e PD të ndarë për protestën: Nuk jemi njoftuar për emrat! Duma: Unë do të jem atje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Partisë Demokratike kanë folur sot jashtë parlamentit për protestën e 7 korrikut, e cila i gjen të ndarë në dy kampe.

Një pjesë e tyre ka konfirmuar se do të marë pjesë në këtë tubim dhe  një pjesë tjetër deputetësh kanë refuzuar që të shkojnë në shesh në 7 korrik.

albsig

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, u shpreh se ia nuk është pyetur teksa i vendosën emrin në grupin e punës së organizimit të protestës.

Arbi Agalliu: Emri im është vënë në atë grup pune pa më pyetur fare. Unë apo rrjeti im dhe të gjithë demokratët e ndershëm nuk do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me refuzimin e varfërisë dhe korrupsionit nga kjo qeveri.

Ndërkohë deputetja Flutura Açka tha se se ajo nuk do të jetë fizikisht në Tiranë, por që protestën e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë.

Flutura Açka: Unë nuk jam personalisht por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj.Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë.

Grida Duma konfirmoi  para kamerave se do të jetë e pranishme në protestë dhe se do të bëjë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

Grida Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja.
Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se do të marrë pjesë në protestë, pavarësiht se  PAA  nuk ka asnjë lloj rakordimi me Berishën apo organizatorët.

Agron Duka: Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e tj por sidomos për probemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore etj.

Deputeti Flamur Hoxha ka deklaruar se uron që shqiptarët të protestojnë kundër rritjes së çmimeve ashtu si protestuan pas masakrës së 25 Prillit.

Flamur Hoxha: Uroj që shqiptarët të protestojnë si pas masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit në të gjithë qarkun e Kukësit. Ky është një rast që Prptestophet nga çdo shqiptar jo vetëm nga ata që jetojnë këtu por edhe ata që janë larg dhe që duan që Shqipëria të ndryshojë.

Strukturat e PD janë gjthmonë të bashkuara. Dhe ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Në këtë kundërt kot hyjmë në këtë parlament.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Ina Zhupa: Më datë 7 korrik, çdo opozitar, çdo qytetar i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo lloj qeverisjeje duhet të vi në shesh dhe të protestoj.

Detyra minimale e çdo deputeti,  i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë.

Deputetët në qarqet e tyre përfaqësojnë ata qytetarë opozitarë që i kanë zgjedhur dhe është detyra e tyre funksionale si deputet për të qenë në grupet e punës. Ne e kemi nisur punën 4 deputetët e Vlorës kemi qenë për t’iu bashkuar protestës dhe këtu nuk kemi qenë të ndarë. Në bindjen tonë ne mund të mbështesim njërin apo tjetrin, por kur vjen puna për të mbështetur qytetarët ne jemi të bashkuar

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img