Hapësire reklamuese

Politikë

“Deputetët e PD të bëhen burra dhe mos të fshihen pas grave", Braçe i revoltuar: Jam kundër ligjit për privatizimin, nuk e votoj

Shkruar nga Newsbomb
“Deputetët e PD të bëhen burra dhe mos të fshihen pas

Deputeti socialist Erion Brace i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të krijohet një korridor i lirë, i cili lejon gratë deputete të hyjnë lirisht në sallën e parlamentit.

Ai tha se deputetët e PD “duhet të bëhen burra” dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit, duke mos u fshehur pas kolegeve të tyre deputete.

"Nuk flas dot pa zhurmë. Doja të flisjë për atë që gratë deputete të hyjnë lirisht në sallë. Të gjitha gratë që nuk mbajën mbi shpinë ato vendim që kanë marrë institucionet përgjegjëse. Burrat të mos përdorin gratë si kokë dashi. Burrat e PD të bëhen burra dhe  mos fshihen pas grave. Do duhet që secili në agjendën e tij të bashkëjetojë në kuvend, por  nuk mund të ankohet për heqjen e fjalës. Unë kamprioritet të flas për bujqësinë.

Është themelore për të kuptuar kaq: Nëse duam të kthejmë sallën e kuvendit si janarin që shkoi, do iu lutesha shumë për qetësinë, se nuk paguheni për të bërë zhurmë. E treta, do të kërkoja  një mirëkuptim me gardën. Krijoni  një kanal për të lejuar gratë të futen në sallë. Garda nuk shtyn, garda pushkaton.  Prej disa ditësh seancat vijojnë të mbahen të bllokuara. Nuk të shkon Albana të mbash qëndrime të ndryshme, mbaje sipas erës së parfumit.”, u shpreh Braçe.

Mes të tjerash Braçe tha se është kundër ligjit i cili lejon njerëzit që kanë privatizuar objekte bujqësore, që të paguajnë me çmimin e viteve 92-96.

“Tani të vijmë te ky ligji që është parqitur nga ana e qeverisë.Unë do ta pranoja me kënaqësi çdo lloj akuze që mund të vijë në raport me këtë ligj, sidomos akuzat që po përdoren për fushatë elektorale, për klientë etj. Për të qenë e qartë, njerëzit që përfitojnë nga ky ligj i kanë marrë pronat e ndërmarrjeve bujqësore në vitin ‘92, ‘93, ‘94, ‘95, ‘96, ‘97. Pas viteve ’97 kanë kërkuar që të bëjnë dokumentacionin e aaj që kanë marrë.

Natyrisht unë jam kundër këtij vendimi, nuk do ta votoj, për një arsye të thjeshtë. Sepse unë mendoj që njerëz që kanë privatizuar objekte bujqësore në këto vite, nuk mundet që të paguajnë sot me çmimet e 92-96 objekte për të cilat ka nevojë fshati. Ne fshat ka nevojë për hapësirë publike, na duhet hapësira publike për të ndërtuar vepra publike. Ne kemi caktuar 3.9 miliard lekë për mbështetje buxhetore e për bujqësinë për këtë vit. Shikoni ciklet e prodhimit bujqësor, nuk mundet që bujku të presë  se kur do të dalë vendimi nga ministria e Bujqësisë për masat mbështetëse për të nisur punën për të punuar tokën”, tha deputeti Braçe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll