Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët e PD: S’mendojmë Berishën për Kryeministër, na duhen figura të pastra

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët e PD: S’mendojmë Berishën për

Këtë të mërkurë demokratët kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura ku dhe kanë diskutuar lidhur me situatën politike në vend si dhe me skenaret e opozitës në kuadër të aksionit të tyre parlamentar i cili ka filluar muaj më parë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë mbledhje disa prej deputetëve kanë propozuar që mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të bëhet në selinë blu e cila drejtohet nga deputetët e grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë kësaj mbledhje mësohet se deputeti demokrat Dashnor Sula ka propozuar krimin e një qeverië në hije, në të cilën të marrin pjesë figura të pastra të opozitës. Sipas tij askush nga deputetët nuk e mendon që Berisha të bëhet kryeministër dhe për të qenë përballë Ramës atëhere duhet të kenë të tjera figura.

“Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhet kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra”, mësohet të ketë thënë Sula.

Ndërsa, Tmor Alizoti ka theksuar se si fillim duhet të unifikohen dhe më pas të bëjnë mbledhjet dhe të marrin vendime.

Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët”, ka thënë ai gjatë kësaj mbledhje.

Ndërkohë, Gjekmarkaj  ka thënë se aksioni është në muajin e katër, por edhe reagimi ndërkombëtar është tepër i vaktë.

“Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës”, eshte shprehur Gjekamarkaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese