Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Deputetët e PD në dyert e Gjykatës: Të shqyrtohet sa më parë ankimimi i Alibeajt, s’mund të nisnim bashkimin e demokratëve pa ditur kujt i takon partia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup deputetësh demokratë janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me shqyrtimin e ankimimit të deputetit Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të mëparshëm të gjykatës që njohu të ligjshëm Kuvendin e Sali Berishës në 11 dhjetor.

Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Florian Agalliu dhe deputetja Andia Ulliri i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit të gjykojë sa më parë çështjen për përkatësinë e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për media, Sula tha se vetëm pas vendimit përfundimtar të gjykatës mund të nisë një proces për bashkimin e demokratëve. Ai tha se shtyrja e çështjes i intereson vetëm kryeministrit Edi Rama dhe “dy-tre personave të tjerë”.

“Nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit. Në një kompromis ka gjithmonë për të diskutuar, por përderisa çështja ka mbërritur në dyert e gjykatës, është më mirë ta shqyrtojë gjykata. Ne jemi me qëndrimin që gjithë kjo punë do të marrë fund. Dhe pastaj do të thosha do të kishim një bashkim real dhe të dimë ku qëndron e drejta, sepse do t’i nënshtrohemi vendimit të gjykatës. Kjo është një pikënisje, një rrugë për bashkimin e demokratëve. Kjo është e padiskutueshme që është në interesin e Edi Ramës, por dy-tre persona kanë interesa të caktuara që arriti PD-ja në këtë pikë. Nuk është faji as i zotit Agalliu, Korreshi, zonjës Ulliri, ne jemi demokratë dhe do të vdesim të tillë. Nuk kemi ende një datë për shqyrtimin, kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Na intereson vendimi, gjykimi përfundimtar i formës së prerë, për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët demokrate”, deklaroi deputeti Sula.

Më shumë




spot_img








spot_img