Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Deputetët e PD kërkojnë dorëheqjen e Muzhaqit: Ministrja e Ramës shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë, s’jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e opozitës kanë reaguar pasi ministrja e Shtetit për Rinën dhe fëmijët, Bora Muzhaqi nuk i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me pyetjen për abuzimin e fëmijëve.

Ajo u largua duke thënë “jam shumë vonë duhet të lëviz”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputetët e PD, Saimir Korreshi dhe Ina Zhupi kërkojnë dorëheqjen e Muzhaqit.

Zhupa shkruan “iku pa asnjë fjalë. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj”.

“Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj.

Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.

Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë! 

Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!”shkruan Zhupa në postim.

Ndërsa Korreshi i paqartë nga situata thotë se nëse ministra ka ikur pa folur dhe është pyetur nga gazetarja për ngjarjen e rëndë të Fierit atëherë duhet të japë dorëheqje.

“Nese permbajtja e kesaj foto eshte e vertete ne seancen me te pare do te kerkoj qe kjo Ministre mos te na dale me perpara syve.

Per çfare e keni mendjen ju per te luajtur “roza rozina” apo “hapa dollapa” ??

Nese e ka deklaruar vertete na e bej nje nder jep dorheqjen dhe na u zhduk” shkruan Korreshi në postimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img