Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Deputetët e PD kërkesë Prokurorisë: Të hetohet kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi, i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit.

Sipas deputetëve të PD, Kokoneshi rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore e prostitucion në Itali. 15 deputetë kanë fimosur këtë kërkesë, ku kërkkohet që të ndiqen procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

KËRKESA:

Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. “Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img