Deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për bordin e çmimeve.
Gjatë fjalës së saj Çupi tha se duhet shfuqizuar vendim i bordit për përcaktimin e çmimeve. Ajo tha se kanë 29 deputetë që e kanë firmosur këtë kërkesë.
"Në emër të qytetarëve, 29 deputetë të PD i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e bordeve për caktimin e çmimeve. Prej muajsh janë përballur me abuzimin e çmimeve. Shqipëria është ndër 10 vendet me çmimin më të lartë. Është fakt që bordi u shndërrua në kontroll të oligarkëve.
Bordi u shndërrua shumë shpejt në klubin e oligarkëve që po dëmton edhe konkurrencën në treg duke mos lejuar uljen e çmimit. Qeveria në vend që të mbronte interesat e oligarkëve u dhë liri të pltotë që këta persona në marrëveshje me njëri-tjetrin të përcaktojnë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.
Sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë dhe ditën tjetër e rrisin me 12 lekë. Për këtë arsye ne kërkojmë nga GJK shfuqizimin e këtyre ligjeve dhe mbrojtjen e qytetarëve" tha Çupi.