Deputetët e opozitës së re në Parlamentin e Shqipërisë, duket se e kanë nisur herët sezonin e pushimeve. Pas dy vitesh të vështira me seanca plenare e ligje të rëndësishme të miratuara, të cilat kulmuan me shkarkimin e Presidentit Meta, disa prej tyre tashmë kanë zgjedhur të relaksohen.
Ylli Shehi, Halit Valteri dhe Klajdi Qama, janë tre ligjvënësit e rinj që pushimet kanë zgjedhur t’i kalojnë bashkë, ose ndoshta janë takuar rastësisht në Rinas dhe aty kanë vendosur të bëjnë një selfie.
Është deputeti Klajdi Qama ai që e publikon foton në rrjetet sociale, ndërsa dy kolegët e tjerë pozojnë të qeshur krah tij. Newsbomb.al mëson se destinacioni i deputetëve shqiptarë është Londra. Të tre deputetët e opozitës së re, në legjislaturën e shtatorit nuk do të jenë më në Kuvend.