Përsëritet skenari. Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 14 minuta dhe shkak u bënë deputetët e opozitës. Ata kanë shkaktuar kaos në Kuvend dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë deri në plotësimin e kushteve nga ana e mazhorancës.
Sapo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës nisën të hedhin tyumuese dhe të përplasin tavolinat me duar.
Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare, pasi hodhi tymuese përpara foltores së Kuvendit , një përpjekje për të ndërprerë sencën plenare.
Flamur Noka me tymuese në Kuvend
Më herët deputetët e opozitës u përplasën edhe me Gardën. Në një moment Flamur Noka provokoi Gardën duke thënë se në xhep kishte flakadanë.
Lexo edhe: “Mos e prek me dorë!” deputetët e opozitës përplasen me Gardën
“Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua,” dëgjohet t’i thotë Noka një prej gardistëve. Më pas Gazment Bardhi i del në mbrojtje duke “e urdhëruar” të mos e prek me dore kolegun e tij demokrat.
Nga ana tjetër Albana Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo e revoltuar.
Kujtojmë se sot në fokus të diskutimeve pritej të ishin problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por dështoi.