Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deputetët e opozitës parlamentare takim me opozitën jashtë Kuvendit, ja çfarë do të jetë në qendër të diskutimit

Shkruar nga Newsbomb

Deputetët e opozitës parlamentare pritet të zhvillojnë ditën e sotme një takim me opozitën jashtëparlamentit.

Mësohet se kryetari i grupit parlamentar ‘Demokrat’, Myslim Murrizi do të takojë disa kryetarë të partive jashtë Kuvendit.

Sakaq, bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 10:30 dhe në qendër do të jetë Reforma Zgjedhore.

Nuk dihen ende detaje të reja rreth bisedimeve, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, grupet Parlamentare të opozitës kërkuan takim me Ramën, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe vetë kryeministrit.

Tre kryetarët e Grupeve Parlamentare, Myslim Murrizi i PD, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kërkojnë tryezë dialogu brenda 48 orësh mes tyre dhe mazhorancës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll