Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputetët e mbetur jashtë listave, morën ç’ka merituan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a4d4ff5fe4413a1546903e3f0119030d

Nga Renis Cerga

Këtu e rreth 220 vjet më parë, gjatë luftrave të Napoleon Bonapartit, një kirurg francez, me emrin Dominique Jean Larrey, në kushtet e pamundesisë së spitaleve ushtarake, për të trajtuar të gjithë të plagosurit, shpiku një protokoll, për të përcaktuar se cili nga të plagosurit duhej trajtuar dhe cili duhej lenë të priste ose edhe te vdiste. Larrey e quajti “triage” (triazh) shpikjen e tij, fjale e cila ne frengjisht do te thote te rendisesh apo te perzgjedhesh.

Qe nga ajo kohe, triazhi eshte perdorur shpesh gjate historise se njerezimit, por gjithnje nga pamundesia dhe me dhimbje te madhe. Asnje mjeku nuk i pelqen te beje perendine dhe te percaktoje se kush duhet te jetoje e kush te vdese. Nje nga frikerat e pandemise se coronavirusit ishte pikerisht mundesia qe triazhi te behej I detyrueshem, sepse spitalet mund te permbyteshin.

Megjithese ne mjekesi, triazhi eshte nje procedure shume e pakendeshme, ka disa vende te botes se trete, ku hyn dhe Shqiperia, qe perdorin triazhin politik. Kryetari i partise vendos se kush duhet te jetoje politikisht dhe kush duhet te vdese. Ne vend qe kete gje ta bejne zgjedhesit, te cilet jane perendia e politikanit, kryetari i partise vendos te triazhoje kandidatet, sipas bindjes, qejfit ose interest te tij.

Kuptohet qe, hatermbetjet, ferkimet, largimet, deklaratat, akuzat, etj., jane te pashmangshme. Ne fund fare, gjithkush mund te ndihet i paqarte se pse filan kandidat eshte numri 3 ne liste, ndersa fisteku numri 6. Sidomos kur shpesh, ne kete histori 12 vjecare, jane pare katapultime astronomike, qe me vone kane rezultuar ne deshtime fenomenale. Apo, me keq akoma, deputete qe shiteshin si bagetite ne tregun e gjese se gjalle, dhe kalonin pa pike problemi, nga njeri krah ne tjetrin, te sigurt se do te rizgjidheshin deputete, mjafton ta kishin mire me kryetarin e fundit.

Edhe ne keto zgjedhje, kandidatet per deputete, u triazhuan nga kryetaret. Shume emra mbeten jashte, shume te panjohur hyne brenda, shume figura publike u bene figura politike. E gjitha kjo, jo nepermjet perzgjedhjes natyrore darviniane (konkurence e lire), por nepermjet perzgjedhjes artificiale naziste (permiresim i races, sipas mendjes se kryetarit).

Kaq i rendesishem eshte ky process per kryetaret, sa hapja e listes u trajtua prej tyre me terror. Duke qene se nuk e kundershtonin dot hapur, u perdor dinakeria. Kur kundershtonte njeri, behej pro tjetri. Ne fund, patatja e perveluar i mbeti Rames, i cili u detyrua te bente nje ligj, qe i mbante listat te mbyllura, por i quante te hapura!!!

Protestat dhe mospelqimet e sotme jane teresisht te kota. Duhej protestuar fort dhe pa kompromis, ne momentin kur u be ky ligj sharlatanesk dhe antikushtetues (kushtetuta aktuale flet per lista te hapura). Jam shume i lumtur per deputetet qe e votuan ate ligj dhe qe sot e shohin veten jashte listave. Moren ate qe merituan!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img