Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë
E diela e 27 nëntorit, do të bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë. Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e deputetëve. Ligjvënësve shqiptarë nga dy shtetet tona, do ju flasin kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Fjalë të rastit aty do të kenë edhe dy krerët e qeverive nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama. Edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbajnë fjalimet e tyre. Pas kësaj, parashikohen edhe aktivitetet të tjera kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Më 27 nëntor mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore. Shënim: Mediat të cilat duan të përcjellin mbledhjen, luten t’i dërgojnë emrat dhe kontaktet e gazetarëve, kameramanëve dhe fotografëve, deri të shtunën, më 26 nëntor, në orën 12:00.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll