Hapësire reklamuese


Politikë

Nuk iu bashkuan Berishës,15 deputetët e grupit të PD mblidhen në takim, çfarë po diskutojnë?    

Shkruar nga Newsbomb
Nuk iu bashkuan Berishës,15 deputetët e grupit të PD mblidhen

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët nuk i janë bashkuar grupit të Sali Berishës, janë mbledhur pasditen e kësaj të marte në një nga lokalet e Tiranës.

Mësohet se në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike, si dhe e kësaj force në të cilën ata bëjnë pjesë.

Këta deputetë kanë qëndruar përballë Berishës, në nismat që ai ka ndërmarrë, siç ishte Foltorja, 2 Kuvendet dhe gara për Kreun e PD-së.

Kujtojmë se shumica e deputetëve iu përgjigjen thirrjes për protestë më 7 korrik, por ata deklaruan se dolën në shesh për intresat e qytetarëve dhe jo për Berishën.  

Deputetët të cilët janë mbledhur në takimin e sotëm janë: Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Dashnor Sula dhe Grida Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese