Hapësire reklamuese

Politikë

Deputetët e Bashës duan t’u mbyllin gojën “shpifësave”, bëjnë gati projektligjin

Shkruar nga Newsbomb

Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë gati një projektligj, ku kërkohet kriminalizimi i shpifjes.

Në bazë të kësaj nisme synohet që deputetët, të cilët shpifin të dënohen deri në dy vite burg dhe jo vetëm me gjobë.

Neni për shpifjen aktualisht parashikon:

Neni 120

Shpifja

(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese