Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Deputetët do të shkatërrohen", hakohet faqja e Parlamentit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb

Pas “One Albania” hakerat e grupimit “Drejtësi për Atdheun”, njohur ndryshe si “Homeland Justice”, kanë vënë në shënjestër edhe faqen zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në platformën “Telegram”, grup i hakerave ka njoftuar se faqja e Kuvendit është në duart e tyre. Në mesazhin e tyre “Homeland Justice” ka kërcënuar deputetët shqiptarë duke thënë se të gjithë ata që janë të korruptuar shumë shpejt do të shkatërrohen.

 “Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave “Drejtësi për Atdheun”.

Faqja e hakuar e Parlamentit Faqja e hakuar e Parlamentit

Nëse tentoni të futeni në www.parlamenti.al do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk është e aksesueshme.

Ky grupim hakerash, i njëjti me atë që sabotoi sistemet qeveritare të Shqipërisë një vit më parë, më herët njoftoi se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve. Ata bënë me dije se kanë marrë në dorë dhe kanë asgjësuar të dhënta deri në 2 petabajt (2 petabytes).

LEXO EDHE: SKANDAL I MADH/ Hakerat godasin “ONE ALBANIA” dhe zhdukin të dhënat e shqiptarëve

“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin tonë nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti! Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh”, thuhej në njoftim.

Ndërkohë, pas këtij sulmi newsbomb.al njoftoi se kjo ndërhyrje e hakerave gjeti të pambrojtur kompaninë celularë “One Albania” duke futur kështu në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Punonjësit që u janë drejtuar këtë mëngjes dyqaneve të shërbimit ndaj klientëve, janë njoftuar përmes e-mail që të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i kontratave nuk ka qenë funksional. “Po përmirësojmë sistemet”, ka qenë mesazhi për stafin.

LEXO EDHE: Bien sistemet e ONE ALBANIA në gjithë Shqipërinë, kompania kthen punonjësit në shtëpi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese