Hapësire reklamuese

Rajoni

Deputetët diskutonin për buxhetin, ndërkohë në Kuvend shpërndahen petulla

Shkruar nga Newsbomb

As petullat për vajzën e porsalindur të ministrit të financave Dragan Tevdovski nuk i zbutën deputetët. Me stilin e njohur dhe me debate të ashpra filloi debati në komision për propozim buxhetin për vitin 2018.

Deputetët e opozitës e akuzuan pushtetin se edhe pse kanë buxhet më të madh në histori, ai nuk është zhvillimor, nuk ka investime të reja kapitale por vetëm vazhdim i investimeve të vjetra të trashëguara dhe akuzuan se ky buxhet nuk prodhon rritje ekonomike, shkruan AlsatM.

“Nuk ka ndërtim të akseve të reja, nuk ka kyçje në qytete, nuk ka unaza, asgjë të re, vetëm mjetet që janë siguruar, vazhdon projekti i gazifikimit”, tha Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE. Nga opozita e pyetën ministrin e financave cilat janë planet për të hyrat dhe dalat dhe a do rritet deficiti buxhetor dhe borxhi publik.

Buxheti për vitin e ardhshëm peshon 3. 44 miliardë euro. 3.14 miliardë janë planifikuar të hyra, ndërsa të dalat 3.43. Deficiti është projektuar në 300 milionë euro, ose 2.7% nga PBV-ja. Inflacioni pritet të jetë 1.7 për qind.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.