Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët demokratë bllokojnë Kuvendin, nuk lejojnë Çuçin dhe të tjerët të hyjnë

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët demokratë bllokojnë Kuvendin, nuk lejojnë

Punimet e Kuvendit të Shqipërisë, Konferenca e Kryetarëve dhe Komisionet Parlamentare, janë paralizuar këtë të mërkurë për shkak të bojkotit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Këta të fundit, me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën në krye, nuk kanë lejuar zhvillimin e punimeve të Konferencës së Kryetarëve, për shkak se dje një pjesë e tyre janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës. Shkak u bënë përplasjet në seancën e 30 tetorit.

Në këto kushte, deputetët demokratë, të përjashtuarit dhe të tjerët, kanë shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe nuk po lejojnë zhvillimin e punimeve.

"Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore. Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet t'i thotë Bardhi kryeparlamentares Lindita Nikolla, në një video të siguruar nga News 24.

Më vonë, kur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka shkuar kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi nuk është lejuar të shkojë në zyrën e tij. Po ashtu, më vonë në këto ambiente ka shkuar dhe ministri i Ekonomisë, por as Ervin Mete nuk është lejuar të shkojë në mbledhjen e Komisionit.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese