Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Deputet në Vlorë apo Durrës? Rama: Kjo është garë mes njerëzve të nënës dhe të babës, këta të babës e mbajnë më gjatë inatin sepse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës ku prej paradites ka bërë disa takime me qytetarë dhe operatorë turistikë.

Sot në mbrëmje teksa ndodhet ende në qytetin bregdetar, ka folur edhe për kandidimin e tij në Vlorë apo Durrës. Kreu i Qeverisë tha se mandatin do e mbajë në atë qytet ku kanë treguar më shumë dashuri (ku e kanë votuar më shumë).

Me batuta Rama tha se kjo është një çështje mes njerëzve të nënës dhe të babës, dashurisë apo edhe inatit, pasi siç tha ai, “Durrësakëve mund t’i ketë mbetur hatri që në Vlorë është bërë më shumë”.

Edi Rama: Po flisnim edhe sot me Milvën, unë jam në të dyja vendet dhe i them do rri aty ku më duan më shumë. Kjo është një garë mes njerëzve të nënës dhe njerëzve të babës. Ata të nënës janë shumë të fortë, e kanë inatin e madh. Këta të babës nuk janë inatçinj të mëdhenj, por e kanë inatin të fshehur dhe e mbajnë më gjatë. Në këtë moment nuk ka kohë ta mbajnë gjatë, por duhet nxjerrë me pasion në sensin e inatit të garës. Këtu duhet të marrim një rezultat kuptimplotë për të vazhduar punët që kemi nisur.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img