Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët e PD "bien në një mendje" për lokalet, Grida Duma: Opozita të dalë me një kandidat, mos të përsëritet 6 marsi

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët e PD "bien në një mendje" për lokalet,

Deputetët e Partisë Demokratike janë shrpehur për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Deputetja Grida Duma tha para mbedhjes së grupit, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

Teksa është pyetur se nëse kandidatët duhet të dalin përmes primareve, Duma u shpreh:

“Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët, mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm”.

Gjithashtu edhe deputeti Bledjon Nallbati shprehu qëndrimin e tij për një kandidat.

“Grupi po mblidhet sot për të diskutuar këtë çështje. Pas daljes nga mbledhja do të ketë një prononcim. Unë si deputet do të jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e Partisë Demokratike dhe mendoj që gjykoj që duhet të jenë kandidatura të përbashkëta”, deklaroi Nallbati.

Lefter Gështenja: E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, cdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama.

Arbi Agalliu: Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese