Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputet dhe ministër i Partisë Demokratike, ndahet nga jeta politikani Kosta Barka

Shkruar nga Newsbomb

Kosta Barka, politikan i njohur minoritar i angazhuar që në orët e para me Partinë Demokratike të Shqipërisë, është ndarë nga jeta këtë të premte, datë 8 Mars 2024. Lajmin e trishtë e konfirmon dhe kolegu i tij, deputeti Tritan Shehu.

"Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme.

Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte", shkruan ai.

Kosta Barka ishte një politikan shqiptar i angazhuar me Partinë Demokratike që përfaqësonte minoritetin grek.

Deputeti Kosta Barka Deputeti Kosta Barka

Nga viti 2005 deri në 2008 ai shërbeu si ministër i Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës, duke përfaqësuar Bashkimin për të Drejtat e Njeriut (UHRP), një parti e minoritetit etnik grek. Ai u zëvendësua në tetor 2008 nga një anëtar tjetër i së njëjtës parti, pas një mosmarrëveshjeje brenda partisë.

Në maj të vitit 2009, Barka u vu nën hetim për shpërdorim detyre, i akuzuar për keqpërdorim fondesh dhe donacionesh për një OJQ që drejtonte një shkollë për fëmijët e familjeve në gjakmarrje, në qytetin e Poliçanit.

Nga viti 2011 e në vazhdim ka shërbyer si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese