Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Depresioni i paslindjes, faktorët ndikues dhe hapat për përmirësim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Çdo femër që lind fëmijë mund të preket nga depresionin post-natal.

Bazuar në statistika është bërë e ditur se 10-15 femra nga 100 e përjetojnë atë.

Mjekët theksojnë se shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.

Faktorët

Ekzistojnë disa faktorë që rrisin mundësinë për t’u prekur nga depresioni pas-lindjes. Ato janë:

Përjetim i mëparshëm i depresionit.

Lindje e vështirë dhe traumatike.

Ekzistenca e problemeve në marrëdhënien bashkëshortore.

Përjetimi i ngjarjeve të tjera të vështira në jetën tuaj

Izolimi nga shoqëria dhe të afërmit.

Problemet financiare

Humbja e oreksit

Moskujdesja për veten ose kujdesi i tepruar për veten dhe foshnjën.

Vështirësi për t’u përshtatur me rolin e ri, atë të nënës.

Mbingarkesa.

Abortet spontane në të kaluarën.

Hapat për përmirësim

Nëse identifikohet herët, depresioni post-natal është i shërueshëm. Hapat e parë që duhen ndjekur në këto raste janë:

Pranoni se diçka nuk është në rregull

Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo pjesëtar të familjes për ndjenjat tuaja

Bisedoni me mjekun

Shmangni vetminë

Pranoni ofertat për ndihmë praktike

Mos u mundoni të bëheni amvisë e përsosur dhe bëni sa më pak punë që të jetë e mundur.

Pushoni sa më shumë, sepse lodhja e përkeqëson depresionin.

Hani ushqim të shëndetshëm

Kryeni ushtrime fizike

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img