Depresioni e vë me duar pas murit, vret veten vajza e miliarderit të njohur

Publikuar tek: bota, më 13:58 14-08-2020 Depresioni e vë me duar pas murit, vret veten vajza e miliarderit të njohur Steve Tisch dhe babai i saj

Steve Tisch vajza e miliarderit të njohur amerikan New York Giants, ka vrarë veten si pasojë e depresionit.

Pasi kishte tentuar vetëvrasjen pak ditë më parë dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ajo nuk ia ka dalë dot ta fitojë këtë betejë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë familja e të resë, të cilët theksojnë se ajo ka pasur probleme me depresionin.

“Hilary ishte një person i dashur dhe i mrekullueshëm. Nëna motrat dhe vëllezërit e saj janë të tronditur nga humbja e saj. Ajo lë një boshllëk në zemrat tona.

Ashtu si të tjerë Hilary luftoi me sa mundi kundër sëmundjes së depresionit. Familja jonë është zemërthyer dhe po mban zi për humbjen tragjike. Kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratën e familjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013484954833984
array(1) { ["section"]=> string(81) "depresioni-e-ve-me-duar-pas-murit-vret-veten-vajza-e-miliarderit-te-njohur-217127" }