Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 4”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Sekuestrohen 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zbulimin e depos me armë të zbuluar gjatë një kontrolli në lagjen “10 korriku”.
Është arrestuar 31-vjeçari Gjergji Dervishaj, posedues i depos me armë e cila ishte e fshehur në një godinë ku në dukje uishte një dyqan rrobash.
Dervishaj, i njohur ndryshe me nofkën “Zoto” është shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Pas zbulimit të depos me armë, të cilat dyshohet se shiteshin për llogari të grupeve kriminale.
Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e 31-vjeçarit ku edhe aty ka zbuluar disa armë, tritol si dhe fishekë.
Janë sekuestruar:
"1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti."
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte arsenalin e armëve.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të DVP Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i disponojnë ato, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore se në lagjen “Isa Boletini”, një shtetas posedonte armë zjarri, në një ambient në pronësi të tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 4", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
- Gj. D., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në ambientin në përdorim të 31-vjeçarit (i njohur me nofkën “Zoto”) dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Arsenal armesh ne depon ne Vlore