Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Departamenti i Shtetit: Amerika mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE, mirëpresim përparimin me reformat kritike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes zëdhënësit Ned Price shpreh mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Price, thekson se DASH mirëpret përparimin e Tiranës zyrtare me reformat kritike.

“Ne mirëpresim përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reformat kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”, thuhet ndër të tjera në raportin e DASH.

Më tej, Departamenti i SHBA thekson se ato janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e bashkëpunimit dhe prosperitetit të qëndrueshëm.

“Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë.”

Përsa i përket deklaratave për ndryshim të kufijve të vendeve Ballkanike, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë:

“Siç kemi parë, spekulimet e fundit të pajustifikuara në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe evokojnë kujtime të tensioneve të kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme, e prosperuar për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.’

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img