Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Denoncon Gjekmarkaj: Këto zgjedhje NUK DO TË NJIHEN! Mafia bleu vota dhe trukoi frymën e lirë. Vullneti qytetar u deformua nga paratë e drogës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga 140 deputetët e ardhshëm të parlamentit të shtatorit, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar hapur përmes një shënimi në rrjete sociale deformimin e vullnetit të qytetarëve në këto zgjedhje.

I dyti në listën e PD në Lezhë, Gjekmarkaj thotë se u trukua fryma e lirë e qytetarëve dhe me paratë e tenderave dhe drogës u blenë masivisht vota për partinë në pushtet.

Njejtë si kreu i PD, Gjekmarkaj thotë se demokratët nuk do t’i njohin këto zgjedhje, dhe se Basha do të udhëheqë opozitën në fitoren e ardhshme.

Shënimi i plotë i Gjekmarkaj

Shqipëria në rrezik !!

Shteti dhe mafia në Shqipëri janë bërë një!

Strukturat mafioze të Edi Ramës masakruan procesin elektoral!

Kudo natën në cepa lagjesh, në qytet, në fshtra nën mbrojtjen e policisë shpërndanë para , kërcënuan, premtuan, gënjyen për votën!

Paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare!

Pushteti lokal e qëndror me ndihmë sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim!

Kjo është historia më e shemtuar e manipulimit të votave në Europë, qysh nga viti 1922 në Itali dhe 1933 në Gjermani!

Demokracia nuk ekziston, vullneti qytetar gjithashtu, ajo dhe ai, janë shndërruar në mall që ka çmimin e parasë së drogës, së tendërave dhe të frikës!

Liria jonë është nën agresion!

Vota jonë është përdhunuar!

Opozita është e kërcënuar!

Të drejtat civile varen nga humori i të fortëve!

Proçesi elektoral është operacion financiar, nuk është më ide, program, skuadër apo lider!

PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës!

Ajo duhet të hyjë në llogoren ku mbrohet pluralizmi dhe jeta!

Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë dhe vota të kthehet!

Opozita nuk do kompleksohet nga burokratët e ambasadave, ajo do të degjojë shqiptarët dhe t’i përgjigjet sfidës së korrupsionit me sfidën e Demokracisë!

Opozita do të marrë në dorë fatet e Demokracisë dhe të Zgjedhjeve!

Këto zgjedhje nuk do të njihen.

Ato duhen pështyrë!

Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi!

Përballja po vjen!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img