Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Denoncojnë demokratët: Veliaj hoqi sot nga puna 120 vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkarkuar sot rreth 120 punonjës nga funksionet që ata kishin në bashki”, ky është denoncimi që po përhapet nga demokratët në rrjetet sociale, ndërsa nga selia e PD-së nuk ka një reagim zyrtar.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në facebook: “Kryebanditi i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pushoi në shkelje flagrante të ligjit, 120 punonjës. Shumica e tyre janë punonjës me kualifikime brenda dhe jashtë vendi, me mastera të mbrojtur në Shqipëri dhe jashtë vendi.”

Ndërkohë, anëtari i PD-së, Julian Deda po nëpërmjet një postimi në facebook , shprehet se drejtoritë që janë prekur nga këto shkarkime janë: “Buxheti, Burimet njerëzore, IT, Avokati i qytetit, Turizmi…etj etj. Grupi i këshilltarëve bashkiak të opozitës duhet të reagojë me urgjencë, përndryshe vota e dhënë për to është thjesht e shkuar dëm.”

Edhe ish-nën kryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku thekson se janë shkarkuar specialistë që ishin në atë funksion që prej kohës së ish-kryebashkiakut Albert Brojkës.

“Janë hequr fshesarët e rrugës që ksihin 20 vite që fshinin rrugën, janë hequr kopshtarët që kishin që kur është krijuar ajo drejtori. Janë hequr specialistët sot që kishin që në kohën e Albert Brojkës”, shprehet Tabaku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img