Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Denoncoi Vangjush Dakon në media, shkarkohet papritur nga detyra djali i Spartak Brahos, nën.kryetar i Bashkisë së Durrësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbri Braho, djali i politikanit të majtë Spartak Braho është shkarkuar nga detyra. Ai mbante postin e nën.kryetarit të Bashkisë së Durrësit, por këtë pasdite shtë njoftuar papritur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy ditë më parë, Arbri ka bërë një denoncim të fortë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, për të cilin thotë se është ende ai që jep urdhra në këtë institucion. Si për ironi, pas kësaj deklarate vjen dhe njoftimi për shkarkimin e tij nga detyra.

Djali i Spartak Brahos mësohet se është shkarkuar nga detyra më datë 9 nëntor, me firmë të krybashkiakes në detyrë të Durrësit Emirjana Sako.

Braho i drejtohej Dakos si “xhuxhi 339”, duke folur për përgjimet dhe akuzat ndaj këtij të fundit për vjedhjen e votave. Nga posti i nën.kryetarit të Bashkisë, ai e akuzonte Vangjush Dakon për vjedhjen e fondeve, mes tyre edhe për atë të autoshkallës, për të cilën u arrestuan disa zyrtarë të bashkisë me urdhër të SPAK.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund.

Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, shkruante Arbri Braho dy ditë më parë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img