Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Denoncoi shefin e komisariatit që e shau nga nëna', gazetari publikon videon e policit: Për t'u hakmarrë e degdisën rrugëve

Shkruar nga Newsbomb
'Denoncoi shefin e komisariatit që e shau nga nëna',

Gazetari Saimir Kola ka publikuar videon e një polici, të cilin ai e ka shoqëruar me makinë në stacionin e autobusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se polici është plagosur gjatë detyrës dhe pavarësisht karrierës së tij, e nxjerrin në rrugë për të shërbyer.

Sipas gazetarit, polici ka denoncuar rastin e një shefi komisariati që e ofendoi dhe e kërcënoi për shkak se nuk vendosi një gjobë. Pas denoncimit të tij, shefi i komisariatit u shkarkua nga detyra dhe ai vendosi që të hakmerrej me policin duke e degdisur rrugëve.

Postimi i plotë:

Ky qe shikoni ne foto eshte nje polic. Jeton ne Tirane por punon ne Fushe Kruje. E kam takuar para 6 muajve duke pritur makine per me ardhe ne Tirane. E mora dhe e qova deri ne shpi. Tani e takova tek stacioni i autobuseve, me pyeti nese kishte autobus per Fushe Kruje, po nuk me njohu. Ai eshte plagosur ne krye te detyres dhe mezi ecen, plus moshen qe ka, duhet te kete nje pune ne zyre, me te lehte.

Po jo ate e degdisen rrugeve. Une e di historine e tij. Nje shef komisariati e ofendoi nga nena pse nuk vuri nje gjobe, me pas e kercenoi dhe ky qe shihni tani i dha nje mesim shefit.

Ai nuk eshte me shef. Polici eshte nje burre i drejte, me karriere ne polici dhe nuk doli kurre me.bllok rrugeve.

Ndaj e kane degdisur keshtu. Pasaj ministrat lapera na thone, kemi policine me moderne ne europe.... 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll