Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Denoncoi se i kanë vjedhur 4000 euro nga kasaforta, lushnjari e gjen shumën në shtëpi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

536e3eee4053badf7f4401a4d1b2eaee

Policia e Lushnjes ka njoftuar se grabitja e kasafortës me 4000 euro, ka rezultuar jo e vërtetë.

Pasi pronari i shtëpisë shtetasi L.D.  ka shkuar në Komisariat dhe ka treguar se shumën e parave e kishte gjetur.

Sakaq, policia ka kryer hetimet dhe banesa rezultoi pa dëmtime në dyer, dritare apo kasafortë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të nxjerë nga media se në Lushnjë është vjedhur kasaforta e shtetasit L. D, ju informojmë se:

Në datën 29.01.2020 është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzon se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se  banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img