Hapësire reklamuese

Bota

Denoncoi hotelin për vjedhje, unaza 750 mijë € gjendet brenda fshesës me korrent

Shkruar nga Newsbomb
Denoncoi hotelin për vjedhje, unaza 750 mijë € gjendet brenda

Një xhevahir me një vlerë marramëndëse u denoncua si i vjedhur në një nga hotelet me Luxery dhe të famshme në Paris dhe botë.

Unaza me vlerë 750,000 euro kishte humbur në një dhomë në hotelin Ritz në Paris, por ndryshe nga sa u pretendua nga pronarja, ajo u gjet brenda një fshese me korrent.

Unaza me diamant i përkiste një vizitoreje nga Malajzia, e cila bëri dhe denoncimin. Pas një hetimi, hoteli pretendoi se sigurimi e gjeti unazën në një fshesë me korrent. Sipas “Le Parisien”, unaza është gjetur, por nuk dihen rrethanat në të cilat ajo ka humbur.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë stafin e Ritz Paris që u mobilizua për këtë hetim dhe që punoi me integritet dhe profesionalizëm”, - tha biznesmenja malajziane.

Ajo i kishte thënë policisë se e kishte lënë unazën në një tavolinë të premten e kaluar, teksa po bënte pazar në qytet për disa orë dhe pohoi se kur u kthye në dhomë, diamanti ishte zhdukur.

Nuk është hera e parë që hoteli i famshëm në “Place Vendome” bën lajme globale për një vjedhje.

Sipas “Guardian”, në vitin 2018, një anëtare e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive në vlerë prej 800 mijë eurosh nga suita e saj, ndërsa disa muaj më parë pesë persona të armatosur hynë në hotel dhe u larguan me 4 milionë euro bizhuteri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese