Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi te Berisha: U morën 7005 litra karburant avionësh në emër të një jahti luksoz në Sarandë, por u përdorën për udhëtimet e Ramës gjatë pandemisë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për një sasi prej 7005 litra karburant avionësh JET-A1 në Sarandë, e cila i është faturuar jahtit luksoz “ANNA I”.

Sipas denoncuesit, kjo sasi karburanti nuk është marrë nga jahti, pasi ky jaht nuk disponon helikopter në bord, pork jo sasi karburanti është përdorur nga kryeministri Rama në kohën e pandemisë, i cili ka shkuar në Itali dhe për t’iu shmangur detyrimeve doganore, është bërë procedurë fictive sikur është furnizuar helikopteri i jahtit.

Postimi i Sali Berishës:

Si u vodh karburanti i avioneve ne portin e Sarandes ne emer te Jahtit Superluksoz?

Qytetari dixhital akuzon direkt Edvinin se e mori per udhtimet e tij me avionin ne dispozicion!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Ne portin e sarandes ne kalaten e portit limjon ka ardhur nje jaht lluksoz me emrin “ANNA I” me numer identitfikimi IMO: 109884 i cili ne daten 23.05.2020 i jane faturuar sikur ka mare nje sasi prej 7005 litra lende karburant avjonesh JET-A1 te cilen ne te vertete ky jaht nuk e ka mar.Jan bere disa denoncime ne drejtorin e pergjithshme te doganave dhe policin e shtetit por si gjithmon kur jan te perfshire zyrtar te larte ligji nuk funksionon.te perfshire ne kete mega kotrabande me furnizimin me nafte te jahteve lluksoze ne portin e limjonit ne sarande jane te perfshire drejt perdrejte ish drejtoresha e kesaj dege doganore “RAIMONDA GJONI” qe aktualisht eshte drejtoresh e tatimeve Sarande edhe pse ka dal ne pension vazhdon punen normalisht pa u shqetesuar nga institucionet dhe kuptohet asya se kjo femer tejet e korruptuar eshte nje nga figurat kryesore te partise socialiste ne Sarande.ne daten 17.06.2020 eshte bere nje verifikim nga drejtoria per krimin ekonomik ne polin e shtetit defakto fallco per ti vene kapak kesaj ceshtje.pra, po shikojm qe ne kete ceshtje jane perfshire dhe zyrtare te policis se shtetit.po ju dergojme foto dhe video qe verifikojne genjeshtren dhe kontrabanden qe eshte bere me kete lende te rrezikshme. Gjithashtu edhe disa foto dhe video qe tregohet qarte qe ky jaht nuk posedon nje helikopter ne bord Sipas nje informacioni ne rruge kofidenciale, kjo sasi karburanti per avjona Eshte konsuamuar nga rama ne kohen e pandemis qe ka shku ne Itali dhe per tju shmangur detyrimeve doganore eshte bere procedure fiktive sukur eshte furnizuar helikopteri i jahtit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu