Hapësire reklamuese

Aktualitet

DENONCIMI: Shqiponja e Malit, SIMBOLI ynë Kombëtar, qëllohet me armë zjarri (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Shoqëria Ornitologjike Shqiptare (AOS) për ruajtjen e Zogjve dhe habitatet e tyre kritike në Shqipëri ka denoncuar plagosjen e një shqiponje mali.

Ata shkruajnë në rrjetet sociale se shpendi që u gjet në Skrapar, ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim.

Sipas tyre, kemi të bëjmë me një viktimë të pastër të brakonazhit me qëllim tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra.

Denoncimi i plotë:

Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi gjetjen e një ????????? ?? ????? (?????? ??????????) në Skrapar e cila më pas u përcoll prej tyre në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Analiza grafike e kryer nga ADZM Fier, konfirmoi dyshimet se shpendi ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim. Grafia tregoi se trupi i Shqiponjës së Malit ishte i mbushur me saçme ndërsa krahu i djathtë rezulton i thyer. Me shumë mundësi shpendi është qëlluar për tu kapur e përdorur si objekt tregtie. Pra, kemi të bëjmë me një viktimë të pastër të brakonazhit me qëllim tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra. Që të dy veprimet janë rreptësisht të ndaluara dhe duhet të penalizohen.

Shqiponja e malit, ky simbol kombëtar, shpend madhështor i maleve tona, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar. Ndaj ky rast i goditjes apo i tregtimit të Shqiponjës së malit  saj nuk është thjesht një vrasje apo tregti tjetër që duhet kaluar në heshtje. Është vrasje dhe përdhosje e simbolit tonë kombëtar ndaj dhe duhet që autoritetet përgjegjëse ta marrin rastin tepër serizosht dhe ta hetojnë sikurse hetohet cdo krim i rëndë.

Ky krim është akoma më i rëndë se çka paraqitet nëse marrim parasysh se në 20 vitet e fundit, popullata e Shqiponjës së malit ka pësuar rënie drastike. Nëse në fillimin e viteve 2000, BirdLife International raporton 50-150 çifte të Shqiponjës së malit, Atlasi i Shpendëve Folezues të Europës raporton në 2020 për vetëm 25-63 çifte folezues.

??? ?? ?? ????? ? ??????, ????????? ? ?????????? ?? ????? ?? ???????? ?????????? ?? ???? ???? ?? ????? ??-??%. ??? ????? ???????????? ??? ????? ??????????? ??? ??? ??????????? ??? ??? ???????!

Autoritetet duhet të reagojnë me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të këtij rasti që ky lajm i trishtë të mos përdoret vetëm për të njollosur Shqipërinë. Por ata duhet të reagojnë dhe për rimëkëmbjen e simbolit tonë kombëtar që po rrezikon të zhduket nga memorja historike. Vite të shumta të përndjekjes, vrasjes, rrëmbimit të të vegjëlve, helmimit dhe përshqetësimit të habitateve folezuese po e zhdukin simbolin tonë. Kjo humbje nuk ka cmim sepse ruajtja e memories historike është më e rëndësishme se cdo gjë.

Nesë nuk veprohet sot, nesër askush nuk do të flasë më për lidhjen simbolike të kombit tonë me Shqiponjën e malit dhe shqiptarët mund të quhen cdo gjë vec jo bijtë e Shqipes Krenare!

1_copy_copy_copy.jpg

2_copy_copy_copy.jpg

3_copy_copy_copy.jpg

4_copy_copy_copy.jpg

 

6_copy_copy.jpg

7_copy.jpg

8_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll