Hapësire reklamuese

Aktualitet

DENONCIMI: Salçiçet ‘EHV’ me njolla të errëta dhe erë të rëndë, edhe pse brenda DATËS së skadencës

Shkruar nga Newsbomb

Para disa ditësh në media u publikuan disa raste abuzuese, ku ushqime të ndryshme  përmbanin material ndërtimi si pluhur tulle dhe allçi.

Një tjetër denoncim është publikuar nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila në rrjetin social ‘Facebook’ ka postuar disa foto të salçiçes ‘EHV’ me njolla të errëta.

‘Mbanin erë të rëndë, edhe pse në pako të mbyllur në njërën anë ishin të hapura, ndërkohë data e skadencës shënonte 14/05/2019’, shprehet gazetarja.

Ajo e revoltuar i quan kompani vrasëse dhe prodhues vrasës.

Statusi i plotë:

Te mbrojme veten/ Sot ne mengjes Keto salcice te EHV i bleva te marketi i lagjes, u tmerrova sa e hapa pakon, te gjitha ishin keshtu: me njolla te erreta dhe te hapura ne njeren ane, edhe pse ne pako te mbyllur, era e rende! Lexova daten e skadences dhe ishte: 14/05/2019! E ktheva menjere pas. Na e shpifen, kam ende ne mendje ushqimet ne hormone apo pluhuri i tulles dhe allcise qe perdor in! Vdekshi ishalla se Po na vdisni perdite! Une do publikoj cdo gje sikur kjo, dhe te gjithe duhet te bejme keshtu...le te na hedhin ne gjyq Keto kompani vrasese dhe prodhues vrases! Produkti I blere ne DN market!

58378566_10216973041252667_4216243375847768064_n.jpg58374497_10216973041332669_3660680937974267904_n.jpg58639010_10216973041412671_6552514012150497280_n.jpg

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll