Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

DENONCIMI/ Qyteti i Ballshit i kthyer në kantier, por kompanitë “Glavenica” dhe “ED Konstruksion” punojnë vetëm 1 orë në ditë, qytetarët paralajmërojnë protestë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej nëntorit të vitit të kaluar në qytetin e Ballshit kanë filluar punimet për “Rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe krijimin e hapësirës rekreative në zonën e liqenit artificial të qytetit, raporton newsbomb.

Kompanitë “Glavenica” dhe “ED Konstruksion” janë fituese të tenderit me vlerë 177.985.249 lekë, ndërkohë që afati i mbarimit të punimeve është vendosur muaji nëntor i ëktij viti.

Por një video e ardhur në newsbomb nga qytetarët e Ballshit tregon se në liqenin artificial të qytetit po punohet me ritme shumë të ngadalta. Edhe pse punimet kanë nisur prej muajsh, ndryshimi është shumë i vogël.

Qytetarët shprehen se punëtorët e kompanive që kanë fituar tenderin punojnë vetëm 1 orë në ditë, ndërsa ditën e nesërme do të mblidhen për të protestuar, pasi po punohet edhe në qendrën e qytetit, por me ritme shumë të ngadalta, raporton newsbomb.

126097004 425896935465923 8090666782508658395 n

Screenshot 3 8

Screenshot 4 10

Më shumë

spot_img
spot_img