Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Denoncimi: Prokurori me ‘Audi Q5’ 45-mijë euro dhe targa false, e braktis pas publikimit në media

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a5129cbc0e57c7032118ba288d79aaec

Prokurori i Sarandës Sali Hasa akuzohet se lëviz me një automjet luksoz dhe me targa false.

Është media lokale “Sarandaweb” që denoncon rastin në fjalë, se Hasa lëviz me një automjet tip “Audi Q5” vlera e të cilit shkon 45 mijë euro.

Por sikur të mos mjaftonte vlera e lartë e mjetit luksoz, sipas investigimit në fjalë, targat e Audi-t rezultojnë të jenë false, ato i përkasin një Volksëagen-i prodhim i vitit 1984.

Hasa ka vendosur ta “braktisë” automjetin menjëherë pas denoncimit.

Por kush është prokurori Sali Hasa?

Në 15 prill të 2019-ës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Familjarët e tij, gruaja, djali dhe vajza, rezultojnë të punësuar specialistë në shtet.

Sipas një kërkimi në media rezulton se Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, rrezikon të shkarkohet.

Nga deklarimi i pasurisë, ndër të tjera ajo që tërheq vëmendje është një dhuratë që iu është bërë fëmijëve të tij. Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë. Por prokurori nuk e ka deklaruar vlerën dhe origjinën e dhuratës.

sdfwfwgw3g3gf.jpg

Makina me të cilën pretendohet se e përdor prokurori Hasa

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img