Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi për vjedhje ndaj Spiropalit: "Të vërtetuara me dokumente të ardhura nga pala greke". Reagon zëdhënësja e PS-së

Shkruar nga Newsbomb
Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv. Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala spiunit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu