Hapësire reklamuese

Politikë

Denoncimi: Paratë e inceneratorit të Tiranës, në llogarinë e shqiptarit të hetuar për lidhje me Ndranghetan në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Politikani demokrat Belind Këlliçi, ka publikuar sot të tjera detaje nga dosja e inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe thotë se disa pagesa në vlerë mijëra euro janë transferuar në shtetin italian, në kompaninë e një shtetasi shqiptar të hetuar për lidhje me organizatën famëkeqe Ndrangheta.

"Dy javë më parë u zbulua kontrata e lidhur midis ITS dhe Llanaj Ndërtim, për 7 apartamente me vlerë tregu mbi 1 milionë euro. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK për sekuestrimin e këtyre aseteve", u shpreh Këlliçi.

Sot, politikani demokrat ka bërë publik një tjetër rast të zhdukjes së parave por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë ITS shpk, në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa me vlerë totale rreth 360.000 euro/lekë për një subjekt në Itali:

- Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë;

- Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë;

- Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë.

Këto para i janë transferuar subjektit IMR REFTRATTARI S.R.L Nga një kontroll i thjeshtë në Google, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

[gallery columns="2" size="full" ids="796384,796383"]

"Grupi i ekspertëve në PD, kontrolloi nëse ky sipërmarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale. Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk", tha Belind Këlliçi.

Përsa i përket shtetasit Ilir Dedja, ish-deputeti tha nga selia e Partisë Demokratike se në vitin 2020 prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

[gallery columns="2" size="full" ids="796387,796386"]

"Vetëm pas tre vitesh, ne datën 14.02.2023, pala shqiptare kujtohet të dërgojë letër porosi tek prokuroria italiane, siç u bë publike nga Syri Tv në maj të po atij viti. Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash.

Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton", vijoi Belind Këlliçi.

Politikani demokrat shtron një pyetje publike dhe kërkon që SPAK t'i japë përgjigje: A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese