Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi: Nuk mjaftojnë dy sëmundje, duhen tre për të përfituar rimbursim

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi: Nuk mjaftojnë dy sëmundje, duhen tre për të

Drejtoresha e Q.SH 10: Mjekja e spitalit të konsultës kur jep një rikontroll e shikon mjeku i familjes si ecën. Në qoftëse nuk ecën mirë, e dërgon prapë dhe për tre muaj, le të ketë gjashtë muaj, sepse mua s`më pëlqen pacienti.

Drejtoresha e Q.SH 10: Ajo duhet të kërkoj konsultën që ja ka dhënë mjeku.

Gazetarja: Ku duhet ta kërkoj, si është procedura?

Drejtoresha e Q.SH 10: Ja ka dhënë doktori rekomandimin, në QSUT. Vlerësimin e bën gjithnjë QSUT-ja. Merre të vej të kërkoj konsultën deri sa të kthehet përgjigja.

Gazetarja: Doktori i ka thënë që ti nuk i plotëson tre pikët zonjë e nderuar, plotëson vetëm dy. Tani kjo skema e pikëve si është, mund të na i shpjegosh pak të lutem?

Drejtoresha e Q.SH 10: Jo, tani për momentin jo se jam shumë e ngarkuar, më duhet të lëviz.

Ne u interesuam për kufizimet e listës së barnave të rimbursueshmë edhe pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për medikamentin Xarelto, që nuk është gjë tjetër veçse një hollues gjaku dhe aty na thanë se kanë bërë një reagim për këtë medikament në faqen e tyre zyrtare. Ndër të tjera duhet mbajtur mend, që thuhej se "Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT".

Reagimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Xarelton

FSDKSH: "Asnjë bar për zemrën nuk është hequr nga lista, rimbursimi ka disa alternativa. Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg (Xarelto) nuk është hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018.Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë. FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternativea të barnave hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur".

Duke qenë se fondi na tha që ky udhëzim është realizuar në bashkëpunim me shërbimin e kardiologjisë QSUT, ne pyetëm shefin e shërbimit të kardiologjisë në QSUT i cili e mohoi një gjë të tillë. Madje ai tha unë kam firmosur që të ulin pikët e atyre që duhet ta përfitojnë këtë medikament. Disa firma kanë bërë kërkesë që ta vendosin përsëri thotë ai dhe unë kam firmosur. Pra ka firmosur për të kundërtën.

Gazetarja: Ju jeni pyetur si shërbim kur është hartuar ky udhëzim, shërbimi i kardiologjisë?

Shef i shërbimit të Kardiologjisë, QSUT: Nuk e kam idenë. Se mund të mos jem pyetur unë, mund të jenë pyetur shefa të tjerë. Unë nuk kam ndonjë pyetje personale që të më ketë pyetur kush dhe disa firma kanë bërë një kërkesë për ta rivënë përsëri. Kemi kërkuar sepse është shumë i rëndësishëm për disa sëmundje zemre. Në këtë kuadër unë di që kam firmosur disa të tilla që jemi dakord që ato të vihen dhe të futet në sistem, për arsye të nevojës së këtij medikameti që është komod.

Te Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kishte një njoftim për këtë, nga interesi i lartë që ka shfaqur ky bar, ku thuhej: "Në bazë të konsultave që kemi marrë me kardiologjinë e QSUT-së dhe me stafin e saj, ne kemi përpiluar udhëzimin e pikëzimit, prandaj doja që të merrja një informacion më të saktë.

Shef i shërbimit të Kardiologjisë, QSUT: Po janë dhënë këto mendime që po them. Ne i kemi dhënë këto mendime. Ata duhet ti shofin dhe mund të ulin pikët dhe ta ndryshojnë. Ata e kanë në dorë këtë. 

Fondi mund të ketë pyetur ministrinë e shëndetësisë , ndoshta, por shërbimin e kardiologjisë mesa pamë nuk e ka pyetur, pasi ata jo vetëm që nuk kanë dhënë mendimin për ta kufizuar, por kanë firmosur dhe letra për të ulur pragun e pikëve, pra për ta përfituar më shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ilaçin Xarelto me rimbursim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu